Albin Kurti, kryeministër i Kosovës do të rrëfehet nesër para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për gjendjen aktuale politike e të sigurisë në vend.
Me fillim në orën 11 e 30 do të mblidhen deputetët e Kuvendit meqë do të ketë seancë të re plenare me vetëm një pikë të rendit të ditës – Interpelanca e Kurtit mbi gjendjen e krijuar në vend.
Njoftimin e ka bërë zyra për media e Kuvendit
Njoftimi I plotë:
“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.