Kush është kandidati kryesor për të fituar çmimin e lojtarit të vitit në Kosovë?

Opoja.net Opoja.net Sport

Amir Rrahmani është kandidati kryesor por të fituar çmimin e lojtarit të vitit në Kosovë.

Viteve të fundit, është bërë traditë që Federata e Futbollit të Kosovës të shpërblejë futbollistët e Kombëtares së Kosovës me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Në 3 vitet e fundit këtë çmim e kanë fituar Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Vedat Muriqi.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që për vitin 2020 kandidati kryesor është Amir Rrahmani.

Mbrojtësi kosovar luajti mjaft mirë me Hellas Veronën në 11 ndeshje në Serie A.

Ndërsa në afatin kalimtar të verës ai u transferua te Napoli.

Ceremonia e laureatëve të vitit do të mbahet më 23 dhjetor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-