Kuvendi Komunal në Dragash, aprovon emërtimin e institucioneve me emrat e dëshmorëve të Opojës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Dragash u miratua propozimi i komisionit të KK në Dragash për emërtimin e institucioneve me emrat e dëshmorëve të luftës së UÇK-së nga kjo Komunë.

Emërtimi do të behët kështu:

  • Qëndra Sportive në Dragash do të emërtohet me emrin e dëshmorit, Tasim Krasniqi.
  • Qëndra Klinike e Mjëksisë Familjare në Dragash me emrin e dëshmorit, Adem Berisha.
  • Shtëpia e Kulturës në Dragash me emrin e dëshmorit, Abdurrahman Gerdellaj.
  • Shkolla e Mesme Profesionale me emrin e dëshmorit, Fisnik Ibrahimi.
  • Bibloteka në Dragash me emrin e dëshmorit, Ymridin Çengaj, dhe
  • Shtëpia e Kulturës në Bresanë me emrin e dëshmorit, Alajdin Xhezairi.

Prandaj nga thëllësia e zemrës ju  urojmë familjëve të dëshmorëve të kombit, dhe shpresojmë që këto institucione do ti shpërbejnë vëndit ashtu siq i kan shërbyër Kombit këtë dëshmorë, duke dhënë më të shtrenjtën jëtë që ta fitojmë lirinë dhe ti gezojmë këto institucione. (Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-