Këngëtari Afrim Muqiqi ka qenë i ftuar sot në Frontal n’T7 për të diskutuar rreth kërkesave të këngëtarëve për të mundësuar mbajtjen e dasmave e rrjedhimisht angazhimin e këngëtarëve nëpër to.
Muqiqi ka thënë se institucionet po diskriminojnë këngëtarët dhe po u pamundësojnë atyre të marrin pjesë në dasma.
Por ajo që ka rënë në sy, ka qenë një orë në dukje e shtrenjtë e dizajnuar me disa gurë që shkëlqenin dhe pjesë metali me ngjyrë ari.
Për këtë arsye, këngëtari është pyetur për vlerën e kësaj ore.
“Është dhuratë, nuk është që ka ndonjë vlerë të madhe. Sa për informacion, po ju tregoj se kushton 55 euro. Është e bukur mu pa, por nuk është e shtrenjtë”, ka thënë Muqiqi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.