Ky është versioni i kompanisë BRES Tours, e përfshirë në aksidentin në Suharekë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Biraqë të Suharekës, kanë mbetur pesë persona të vdekur.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së rregullave në trafik nga ana e drejtuesit të veturës që ka humbur kontrollin dhe është goditur për autobusi.

Nga kompania që ka qenë e përfshirë në këtë aksident, Fikret Salihu – konduktor i linjës, ka thënë se në momentin e aksidentit autobusi ka qenë në anën e duhur të rrugës dhe me shpejtësi sipas rregullave të trafikut.

“Autobusi ynë ka qenë duke zhvilluar shpejtësi sipas rregullave dhe shenjave të komunikacionit, pasi që edhe moti ka qenë me shi”, ka thënë ai përmes telefonit, njofton Klan Kosova.

“Vetura ka rrëshqit edhe ka dalë në anën tonë ku dhe është përplasur për autobusi”, ka shtuar ai.

Më tej Salihu ka thënë se ekipet emergjente dhe policia kanë dalë shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-