Lajm i keq për Rashicën, i bie ende vlera në tregun e transferimeve, ja sa kushton tani

Opoja.net Opoja.net Sport

Futbollisti kosovar, Milot Rashica nuk është duke kaluar edhe aq kohë të mira me Werder Bremenin, shkruan Sinjali Sport.

Kohëve të fundit u përballë me mjaft shumë lëndime kurse tani po përballet edhe me rënien e vlerës së tij në tregun e transferimeve.

“Transfermarkt” gjatë ditës së sotme ka përditësuar çmimin e Rashicës, e ku shihet se tani vlenë vetëm 12 milionë euro.

Kurse, në nëntor Rashica kushtonte 18 milionë euro, që do të thotë se që nga nëntori e deri më tani vlera e futbollistit kosovar ka rënë për 6 milionë euro.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-