Opoja.net

Dragash: Mungesa e të akuzuarve shtyn gjykimin për lëndim të lehtë trupor

Dragash – Mungesa e të akuzuarve për lëndim të lehtë trupor, Ymrishat dhe Nadir Gashi ka bërë që të dështojë seanca ndaj tyre, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësja e rastit, Sabaheta Kurteshi ka deklaruar se nga fletë kthesat që gjenden në shkresat e lëndës, palët janë thirrur në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

80
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Në këtë seancë, për të dytën herë ka qenë i pranishëm dëshmitari Naser Krasniqi, i cili ka reaguar duke shprehur pakënaqësinë e tij, për dështimet e seancave.

Gjykatësja Kurteshi, ka thënë se ndaj të akuzuarve do të lëshojë urdhëresë për sjellje me dhunë.

Seanca e radhës është caktuar më 21 mars 2019, në ora 11:00.

Në bazë të aktakuzës se ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 23 nëntor 2015, të pandehurit Nadir dhe Ymrishat Gashi, akuzohen se më 4 gusht 2015, rreth orës 09:15 në vendin e quajtur “Livadhi i madh”, ne afërsi të fshatit Brezne, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, Nevzat Krasniqi.

Sipas aktakuzës, derisa i dëmtuari ishte duke ruajtur lopët, Nadir Gashi e godet me tërfurk, ndërsa Ymrishat Gashi me një shkop druri, mjete këto të përshtatshme për t’i shkaktuar atij lëndime trupore, në pjesën e kokës dhe parakrahut të majtë.

Me këto veprime, ata në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë  trupor” nga neni 188 paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës./BETIMIPERDREJTESI.COM/

Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

Opoja.net

Rrëzohet nga biçikleta, prizrenasi bëhet për spital

Opoja.net

Nga sot, Kosova dhe Shqipëria me pikë të re kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto