Një muaj parabu-rgim plaçkitësit nga Bresana!

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit (O.M.*) nga fshati Bresanë e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka goditur me thikë rojtarin e benzinales “Ari Petrol” në Bellobrad, si dhe ka kryer vjedhje. Siç njofton Gjykata e Prizrenit, i pandehuri ka marr një sasi të parave, ndërsa i plagosuri është transferuar me automjetin e ambulancës në Spitalin Rajonal të Prizrenit she më pas në QKUK, në Prishtinë.

“Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në ditën kritike, më datën 20.02.2019, rreth orës 23:20, në Bellobrad, duke përdorur forcën apo kanosjen serioze i maskuari me një çorapë të zezë në kokë, si dhe duke pasur me vete një thikë, ka kryer grabitjen. “O.M. hynë në pompën e benzinës “Ari Petrol” dhe, kur e vëren të dëmtuarin i cili ka qenë në cilësinë e rojtarit, fillon duke i bërtitur dhe duke i kërkuar paratë, me ç‘rast e godet me thikë viktimën dy herë në pjesën e majtë të shpinës, pas së cilës i njëjti merr një sasi të parave dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, pas së cilës viktima – i dëmtuari është dërguar me automjetin e ambulancës në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe iu është dhënë ndihma e parë”, thuhet në kumtesë të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke shtuar se masa e paraburgimit, të dyshuarit O.M. do t’i zgjasë deri me datën 23 mars 2019. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-