Lamtumirë njerëzimit !

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Historia përsëritet. Luftë ndërmjet injorancës dhe udhëzimit. Udhëzimi po përpëlitet, që në çdo moment t’i japë njerëzimit drejtësinë, mëshirën, dhembshurinë dhe qetësinë e të dy botëve. Ndërsa injoranca, në çdo moment e zvarrit njerëzimin drejt padrejtësisë, armiqësisë, errësirës, shkatërrimit dhe humbjes në të dy botët. Në rrjedhën e historisë, si pasojë e faktorëve lë- vizës dhe ndryshimit të stinës së forcave, kjo luftë e ka shfaqur veten e saj në çdo kohë. Në njërën anë mizorët e pafytyrë, të pashpirt e të pandërgjegjshëm, ndërsa në anën tjetër të dobëtit, të pafajshmit, të dhunuarit dhe klithmat… Sigurisht se më në fund sundon shfaqja absolute e drejtësisë hyjnore. Në ecurinë e ngjarjeve, nga njëri aspekt, historia e njerëzimit është historia e sprovimit të njerëzimit. Pyetjet dhe përgjigjet janë ashiqare, por injorantët gjithmonë janë të hutuar nga iluzioni i shkaqeve. Ata përherë janë të lidhur me keqkuptimet, mashtrimet, gabimet, teprimet në thyerjen e rregullave, poshtërsitë, kryengritjet, tragjeditë, padrejtësitë dhe fatkeqësitë. Prandaj, bota e tyre është e huaj për udhëzimin. Edhe nëse mposhten nga e vërteta, nuk kanë vizion për t’iu drejtuar Zotit (xh.xh.). Ata gjithmonë preferojnë padrejtësinë. Veçanërisht, nëse e kanë në dorë fuqinë materiale, fletët e tyre të sprovimit mbushen me humbjet më të mëdha shpirtërore. Faktikisht, gjatë globalizimit botëror zhvillimi industrial i hekurit u pandeh si aftësi unike dhe avancimi i lartë i sendeve u quajt peshore e vlerave të njerëzimit. Zhvillimi material i quajtur teknikë, u pranua si më i vlefshëm dhe më i dobishëm se shpirti dhe virtyti i njeriut. Mbi të gjitha, ky u quajt civilizim. Injorantët e duartrokitën, e mbështetën, e inkurajuan dhe e bënë kurorë në kokat e tyre. Por kur të shihen nga dritarja e udhëzimit gjërat që u përjetuan dhe pikat që u arritën, tabloja e quajtur civilizim që i ishte shfaqur njerëzimit, gjithmonë u bë barbarizëm, tmerr dhe egërsi.

Ngjarjet tragjike që vazhdojnë të përjetohen që prej dy shekujsh në botën islame, prandaj po ndodhin. Ato që u përjetuan dje në Bosnje, prandaj ndodhën. Ato që akoma vazhdojnë të përjetohen në Palestinë, Afganistan dhe Irak, prandaj po ndodhin. Gjërat e shëmtuara, krimet kundër njerëzimit dhe derdhjet e gjakut që po përjetohen në Siri me mënyrat më të tmerrshme, prandaj po ndodhin. Krimet që ta copëtojnë zemrën në Egjipt, prandaj po ndodhin, sepse civilizimi i injorancës është larg udhëzimit, larg mëshirës, larg dhembshurisë, larg ndërgjegjes dhe së fundi, larg humanizmit. Ai e bëri kurban shpirtin e njeriut për gjërat materiale. Truri i tij ngriu në ngjyrën e ftohtë të hekurit. Ndërsa zemrën e bëri një qendër ndjenjash për robotin e pashpirt që kënaqet nga zjarri i bombave, sepse ai është një civilizim që ushqehet vetëm nga padrejtësia. Prandaj, çdo zgjidhje që ai u jep të dhunuarve, është një lloj padrejtësie tjetër e re e ambalazhuar që duket si ilaç. Nisur nga kjo, në të gjithë botën po përjetohet një kohë injorance e dytë. Njerëzit po bombardohen vetëm për t’u argëtuar tiranët. Klima shpirtërore po shkatërrohet te të gjithë, që nga fëmijët e deri te të moshuarit. Përshpirtshmëria e njerëzimit po lëkundet, po grihet, po shtypet, po copëtohet dhe po shkatërrohet nga një dorë helmuese që adhuron idhujt. Dje njeriu ishte robi primitiv i njeriut. Sot, përsëri njeriu është robi i njeriut, por duket si diçka normale, ngaqë punët administrohen në mënyra moderne. Faktikisht, nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet kohës së injorancës para më shumë se 1400 vitesh dhe asaj të sotme nga aspekti i përmbajtjes. Ndryshon vetëm garderoba. Botëkuptimi i kohës së mëparshme për robërit ishte primitiv, ndërsa i kohës së sotme është modern. Çfarë ndryshimi ka? Që të dy janë robër, apo jo? Mbi të gjitha, robëria moderne është shumë më zullumqare dhe shumë më agresive se robëria primitive, ngaqë është e pajisur me më shumë dije dhe mundësi padrejtësie. Sa keq që kjo, në shumicën e rasteve quhet liri! Por bukuria e këtij emri është e mrekullueshme vetëm në pjesën e vitrinës së sistemeve të ndryshme ideologjike dhe e modeleve administruese gjoja humaniste. Nëse kalojmë në pjesën e kuzhinës, klithmat e zëshme dhe të heshtura na i plasin veshët. Krimet, ligësitë dhe vrasjet barbare i trembin shpirtrat. Mizoritë i copëtojnë zemrat, sepse në pjesën e kuzhinës, civilizimi i injorancës heq dorë nga çdo lloj virtyti. Ai heq dorë nga çdo lloj joshjeje që e ka nxjerrë në plan të parë e që e ka zbukuruar dhe vepron vetëm sipas urdhrit të virusit që ka brenda. Veçanërisht, nëse formohet një pozicion që mund të ketë dobi për myslimanët, ky civilizim heq dorë edhe nga demokracia që ka injektuar vetë, heq dorë nga të drejtat e njeriut dhe nga të drejtat e fëmijëve. Domethënë, nuk lë virtyt pa hequr dorë, nuk lë moral pa hequr dorë dhe nuk lë të vërtetë apo humanizëm pa hequr dorë. Ja, për këtë arsye zgjidhja e vetme e njerëzisë është udhëzimi. Domethënë, civilizimi i më- shirës, i cili është i njëjtë në fjalë e në vepra, i buzëqeshur në fytyrë dhe ilaç për njerëzimin.

Ky civilizim është civilizimi i dhembshurisë dhe i një ndërgjegjeje të vërtetë, me një shprehje tjetër, civilizimi islam. Civilizimi i virtyteve, që është përjetuar në kohën e të Dërguarit të Allahut (a.s.), në formën më të përsosur dhe më madhështore të tij. Ky civilizim është dermani e receta e vetme e shpëtimit dhe e lumturisë së njerë- zimit. Ja pra, bota ka nevojë gjithmonë për të. Zgjidhja e myslimanëve për të marrë frymë të qetë në Egjipt, Siri, Irak, Palestinë dhe në të gjitha vendet e tjera islame, është civilizimi i udhëzimit. Zgjidhjet cinike në vitrinën e civilizimit të injorancës që e ka kuzhinën plot barbari, kurrë nuk janë ilaç për shërimin e sëmundjeve, sepse këto zgërdhima janë si sjelljet e pavërteta të kasapit që ledhaton delen të cilën do të therë. Nga njëra anë edhe ato janë një lloj tjetër i padrejtësisë. Ose më saktë, janë një kurth padrejtësie i mbuluar me shkëlqime marramendëse. Shikoni në ato kurthe se në çfarë gjendjeje është njerëzimi? Në çfarë gjendjeje janë ndërgjegjet? Në çfarë gjendjeje janë nënat? Në çfarë gjendjeje janë ndërtesat, bibliotekat, faltoret, shtëpitë dhe rrugët? Në çfarë gjendjeje janë kafshët dhe insektet? Në çfarë gjendjeje janë sytë? Në çfarë gjendjeje janë buzëqeshjet? Së fundi, i gjithë marifeti i civilizimit të injorancës në çdo vend të botës është lamtumirë njerëzimit… Padrejtësi e pandalshme… Prapë vetëm padrejtësi… Një padrejtësi tjetër për zgjidhjen e padrejtësisë së mëparshme… Sepse civilizimi i injorancës gjithmonë është kërkuesi dhe i dashuruari i padrejtësisë. Nëse bie në sy, ndryshon ambalazhin dhe përsëri simpatizon padrejtësinë.

Njerëzit e civilizuar të injorancës jetojnë në të njëjtën mani, menefregizëm dhe injorancë. Për fat të keq, ka edhe prej myslimanëve që bien në të njëjtin kurth. Por paralajmërimi i Allahut të Madhëruar është shumë i qartë dhe kuptimplotë: “A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik) Kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm? O ju që keni besuar! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: ‘Druam se mos po na godet ndonjë fatkeqësi’. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.” (Maide, 50-52) Prandaj, Allahu Teala i shpreh shpeshherë në Kuranin Fisnik gjendjet e dhimbshme të të padrejtëve, në mënyrë që njeriu të pendohet në kohën e duhur dhe të shpëtojë nga ndëshkimi i përhershëm: “Dhe thuaj: ‘E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.’ Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!” (Kehf, 29)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-