Laura Fazliu ka fituar titullin e kampiones evropiane. Xhudistja kosovare në Sarajevë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 63 kilogramë, në Evropianin U23. Në finalen shumë të fortë dhe interesante, Laura e mposhti gjermanen Annabelle Winzig.
Laura prej fillimit kërkoi hedhjen. Por ishte gjermanja që realizoi uazari. Laura megjithatë nuk u zmbraps dhe barazoi me një uazari. Pak sekonda para fundit, Laura realizoi hedhje të bukur për Ippon.
Është medalja e parë e artë e Laura Fazliut në gara me nivel. Evropiani U23 llogaritet si ngjarje për seniorët e rinj, ndërsa në të marrin pjesë xhudistët më me perspektivë në kontinent. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.