Opoja.net

Lehtësohet trafiku te Shqiponja, hapet tuneli nr. 3

Lehtësohet trafiku te Shqiponja, hapet tuneli nr. 3

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar të mërkuren e 31 marsit, nga sheshi Shqiponja, se do të hapet tuneli numër 3.

Balluku ka inspektuar punimet në këtë zonë, duke theksuar se tuneli “do të hapet mbrëmjen e së merkurës”.

Inxhinieri i infrastrukturës, ka shpjeguar se tuneli numër tre është 240 metra i gjatë, ndërsa tuneli numër katër është 160 metra.

“Do të kemi dy asksese për të hyrë në Tiranë. Do të mbledhë trafikun e unazës së madhe dhe trafikun nga rruga Dritan Hoxha për në Durrës”, shprehet inxhinieri.

Hapja e këtij tuneli, sipas ministres, do të lehtësojë më tej lëvizjen për drejtuesit e mjeteve duke “ulur ndjeshëm trafikun”. Ndërsa ka shpjeguar se tunelet janë në monitorim nga një qendër speciale.

“Të gjitha tunelet e sheshit Shqiponja do të monitorohen nga një qendër speciale kontrolli, kështu që parashikohet që me përfundimin e të gjithë veprës do të ketë një sistem kontrolli”, tha Balluku

Ndër të tjera ajo shtoi se “kemi qenë të kujdesshëm për të përmbushur kushtet teknike”.

Inxhinieri ka përmbyllur se brenda pak ditëve, “do të hapen disa tunele, në mënyrë që trafiku në hyrje të kryeqytetit të mos jetë më një problematikë”.

Albanianpost.com

Kryemadhi: Opozita e bashkuar nuk do të njohë vendimet e qeverisë Rama

Merlinda Guraj

Përcillet për në banesën e fundit Bashkim Fino

Merlinda Guraj

Manastirliu: Kalohet targeti ditor, 11. 478 vaksinime brenda ditës

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net