Në organizim të Klubit Letrar ‘Luigj Gurakuqi’ nga Dragashi, përkatësisht Seksioni Letrar i të Rinjve vizitoi Bardhocin në rrethin e Kukësit, shkruan Opoja Sot.
Aktiviteti letrar u zhvillua në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe në shenjë kujtimi e falënderimi me bujarin kuksiane me rastin e Eksodit, 19 vjet më parë.
11 letrarët e rinj dhuruan librat e parë të tyre për bibliotekën e shkollës në Bardhoc.
Vizitën e mysafirëve nga Dragashi e vlerësoi lartë drejtori i shkollës së mesme të bashkuar ‘Elmaz Ademi’, Fadil Shaqiri. /Opoja Sot/
Më poshtë gjeni njoftimin e Fadil Shaqirit, për vizitën e letrarëve të rinj nga Komuna e Dragashit
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.