Lidhjet Rajonale me kumtesa kërkojnë nga klubet e futbollit të mos shqetësohen me procesin e licencimit të FFK-së

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Derisa Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasi i janë kërkuar dokumente shtesë për licencim, Lidhjet Rajonale të futbollit po lëshojnë njëra pas tjetrës brenda një kohe të përafërt kumtesa që po ju bëjnë thirrje klubeve të tyre të mos shqetësohen.

Sipas tyre, FFK do të licencohet dhe klubet do të përfitojnë nga Ligji i Sponsorimeve, të cilat benefite aktualisht MKRS i ka ndaluar pasi FFK ende nuk e ka mbyllur procesin e licencimit.

Lidhjet Rajonale të Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës kanë lëshuar kumtesa.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-