Opoja.net

Liqeni i Breznës

Kultura Opoja
Liqeni i Breznës

Liqen ~ i Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë.[1] Liqenet janë objekte të rëndësishme të hidrografisë tokësore. Shtrihen në të gjitha zonat klimatike ( të ftohta, të nxehta, të lagshta dhe të thata ) dhe në lartësitë mbi dhe nën nivelin e detit.[2] Liqenet janë gropa tokësore të mbushura me ujë[3]. Basenet e liqeneve si elemente të relievit të sipërfaqes tokësore janë krijuar me veprimin e faktorëve të brendshëm ( endogjen ) ose të jashtëm (egzogjen). Në natyr janë të rrallë liqenet-basenet (pellgjet) e të cilve janë krijuar vetë me veprimin e një agjensi (monogjen), por zakonisht formohen me bashkëveprimin e shumë faktorëve (poligjen).[4] Nëse niveli i ujit në liqe është më i lartë se i Oqeanit Botëror, por fund i tij gjendet nën të , quhet Kriptodepresion (Liqeni i Shkodrës). Kur niveli i ujit të liqeneve është nën nivelin e Oqeanit botëror quhet depresion, Psh. Liqeni kaspik -28 m, Deti i Vdekur -392 m.[5] Sipas faktorëve kryesor të cilët kanë vepruar në formimin e baseneve të liqeneve dallohen këto grupe të liqeneve: Liqenet Tektonik, Liqenet Relikt, Liqenet Vullkanik, Liqenet Akullnajor,Liqenet e Lumenjeve, Liqenet Bregdetar, Liqenet Karstik, Liqenet eolik, Liqenet organogjen, Liqenet e Meteoritëve etj. dhe Liqenet Artificial.

Liqenet Tektonike  të cilet janë krijuar me procese tektonike, me uljen e pjesëve tokësore dhe mbushjen e tyre me ujë, zakonisht cilësohen me fund të shestuar, brigje të pjerrëta dhe thellësi të mëdha, në grupin e liqeneve tektonik bëjnë pjesë edhe liqenet Relikt të cilët janë mbetje të  deteve ose liqeneve të dikurshme. Liqe relikt është ai i Breznes  në Opojë i cili ka mbetur nga koha e neogjenit.[6] Ndodhet pranë rrëzës përendimore të gropës së Llopushnikut. Rreth liqenit është krijuar një ujëndarës i vacant 20,2 km² i cili përkufizon edhe ujëmbledhësin e liqenit.[7] Është i gjatë 250 metra dhe i gjerë 150 metra. Ka formë gjysmërrethi dhe thellësi rreth 12 metra, kurse në brigjet e tij rritën shevari i cili gjatë rritjës së nivelit të liqenit në muajt e lagësht të vjeshtës dhe pranverës përmbyten nga uji i liqenit. Ushqehet nga Prroni i liqenit, por sipas të gjitha gjasave edhe nga ujërat nentokësor që krijohen në aluvione dhe sedimente liqenore që përbëjn fundin e liqenit. Gjatë nivelit të lartë derdhet në lum derdhës i cili rrjedh ka JP, bashkohet me Lumin e Fushës, dhe së bashku humbin nën tokë nëpër humbellat që ndodhin në rrëzë të prerjës gëlqerore të Koritnikut. Gjatë verës në të freskohen banorët e kësaj ane dhe u jepet ujë bagëtive. Temperatura e ujit të liqenit sillet rreth 11°C.

Ky liqe është krijuar në sedimentë liqenor Joujëlëshues pas brezit shistor, i cili rrethon gëlqerorët e Malit Koritnik dhe i ndanë ata nga gropa pikërisht fundi i saj. Bazeni i tij paraqet pikën më të ulët të Gropës së Llopushnikut dhe është formuar padyshim me shkarje dhe zbritje të mëvonshme në fund të gropës dhe në luginën e cekët të prronit, i cili tani është shëndrruar në degë ushqyse dhe derdhëse të liqenit[8].

Zhvillimi morfohidrografik i Llopushnikut ka kaluar nëpër faza të ndryshme evolutive, të cilat karakterizohen me vecoritë e veta specifike. Rrafshira e Koretnikut është pjesë integrale e Rafshirës së Madhe të Sharrit e cila është mjaft e erroduar dhe e ndryshuar është fluvio- denudive. Gropa e Llopushnikut lëshohet aty diku kah mbarimi i levantikut dhe fillimi i pleistocenit dhe ndahet nga rrafshina e Sharrit nga Lumi i Pllavës i cili trason rrjedhjën në kontakt të gelqerorëve të Koretnikut dhe të Gropës së Llapushës, të cilët në këtë kohë paraqitnin tërsëi malore të përbashkët. Me lëshimin e Gropës së Llapushës  në mbarim të lavantikut gropa e krijuar shëndrrohet në liqe. Humbellat që ndodhin në rrëzë të prerjës gëlqerore të Koritnikut  e humbin ujin i cili vjen nga lumi i fushës edhe dega rrjedhëse e liqenit dhe këtë ujë e derdh në Gurrën e Poslishtit në distancë drejtvizore 6 km pas 6 h, Gurrën e Vermicës dhe të Shkozës në distancë 6.5 km pas 12 h, Kjo është vërtetuar nga ekipi për kërkime në lidhshmëri me ndërtimin e akumulimit të Llapushës për nevoja  të hidrocentralit “Zhur”  me 26.06.1975.[9]

fig-1-liqeni-i-breznes

Fig.1. Skemë hidrogjeologjike e Gropës së Llopushnikut dhe Koretnikut[10]: 1. Gelqeror, 2.rreshp kristalore, 3.sediment liqenor, 4.Burim ( gurrë ) i fuqishem, 5. Burim i dobët, 6. Hurdhë me ujë, 7.Liqeni i Breznes, 8. Rrjedhje e përkoshme sharruse nentokësore, 9. Humbellë e përkoshme, 10. Rrjedhje e parapar nëntokësore, 11. Drejtimi qarkullues i ujërave nëntokësore karstike, 12.ujëndarsi orografik i Liqenit të Breznes.

[1] Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Instituti i gjuhësië dhe i letërsisë, Fjalori i shqipes së sotme, Toena, Tiranë 2002, fq.690.

[2] Ruzhdi Pllana, Gjeografia fizike, Libri shkollor, Prishtinë 1999, fq.165.

[3] Asllan Pushka, Gjeografia, Libri shkollor, Prishtinë 2011, fq.99.

[4] Ruzhdi Pllana, Gjeografia fizike, Libri shkollor, Prishtinë 1999, fq.166.

[5] Asllan Pushka, Gjeografia, Libri shkollor, Prishtinë 2011, fq.100.

[6] Asllan Pushka, Gjeografia, Libri shkollor, Prishtinë 2013, fq.28.

[7] M. Ocokolic, V. Jovanovic, M Bemic, M Radovanovic,Vodni resursi i rezime voda sarplaninskih zupa, SANU, knj. 40∕I Beograd 1994 ,fq200.

[8] Ruzhdi Pllana, Ligjerata nga lënda e Hidrogjeografisë, Tetor- Qershor, 2006-07.

[9] Grup Autora., Idejni Projekat hidroelektrane “Zur”, Zavoda za Geotehniku,Beograd 1975, fq 29.

[10] Ibrahim Ahmetaj, Vecoritë hidrografike të Koretnikut Verior, Prishtinë, 1990.

Sot në Dragash tre të infektuar me Covid-19

Fari Kolloni

Dega e PDK-së në Dragash mban mbledhjen e rregullt të kryesisë

Fari Kolloni

Shaban Shabani: Dhuna në familje rrezikon paqen

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net