Llapi fton gjithë llapjanët në stadium: Mbështetja për ekipin është obligative

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Të dielën skuadra e Llapit e cila nuk po kalon formë të mirë në këtë kampionat do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë ku përballet me Dritën, shkruan Demokracia.com.

Pozita në tabelë është e keqe për ekipin e Tahir batatinës andaj edhe duhet medoemos të fitohet ky takim, gjë e cila ka bërë që ekipi të kërkojë ndihmën e tifozëve duke i ftuar të ejnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” për ta mbështetur skuadrën.

Të dielën të gjithë në stadium për ta mbështetur ekipin tonë të zemrës, Llapin që t’iu rikthehet fitoreve.

E diela është njëra nga ato ditë ku mbështetja ndaj ekipit të zemrës është OBLIGATIVE!

Me përkrahjen e tifozëve dhe gjithë qytetit llapjan, premtojmë angazhim maksimal për t’u rikthyer tek fitoret.

FORCA LLAPI!

FORCA LEGJENDAT!”, ka shkruar Llapi.

Ndeshja Llapi – Drita luhet të dielnë nga ora 13:00. /Demokracia.com

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-