Luiza Gega na bën sërish krenarë, rekord kombëtar në 5 km rrugë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Luiza Gega ka shënuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke vijuar rezultatet fantastike të 2022-shit.

Suksesi i radhës për kampionen e Europës vjen nga Italia. Gega ka dalë e para në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që është mbajtur në Forli. Ajo regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Një formë e jashtëzakonshme nga atletja kuqezi, e cila ndonëse merrte pjesë për herë të parë në këtë disiplinë, arriti që të vendosë rezultat rekord.

The post Luiza Gega na bën sërish krenarë, rekord kombëtar në 5 km rrugë appeared first on InfoShqip.com.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-