Lumir Abdixhiku tregon arsyet pse nuk ka pranuar të jetë ministër

Opoja.net Opoja.net Lajme

Ministri në detyrë i Transportit dhe Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, nuk është ndër emrat e bërë publikë nga LDK për të qenë pjesë e kabinetit të Qeverië Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ministri tashmë në detyrë i Infrastrukturës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë i propozuar për ministër në Qeverinë e ardhshme që pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

“Zotëri Abdixhiku ka deklaruar se nuk dëshiron që të jetë ministër. Ne ia kemi kërkuar edhe sot por ai nuk ka pranuar”, tha Mustafa në një konferencë për media.

Këta janë emrat e kabinetit të ri të propozuar nga LDK:

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami – Ministre e Financave,

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi – Ministre e MKRS’së,

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi – Ministër i infrastrukturës,

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-