Opoja.net

Lutje Mëshiruese për pastrimin e shpirtit…

Njeriu është një qenie plot ambicie. Brenda tij qarkullojnë thirrjet që ftojnë për vepra të mira dhe të këqija. Ashtu është krijuar ai. Ndoshta këtu është sekreti i sprovës. Domethënë, jemi të obliguar të qetësojmë thirrjet djallëzore dhe egoiste të botës sonë të brendshme dhe të sigurojmë mbizotërimin e mesazheve dhe frymëzimeve mëshiruese. Një sovranitet i tillë në klimën e trupit, kërkon një xhihad të madh. Pra, ky xhihad (luftë) quhet “Tezkijetu’n-Nefs (Pastrimi i Vetes”). Ai shpreh edhe procesin e pastrimit edhe procesin e lartësimit shpirtëror dhe të arritjes në performancën e njeriut të përkryer. Pastrimi i vetes (Tezkijetu Nefs), është procesi i islamizimit të njeriut nga jashtë brenda ose nga brenda jashtë. Është ngjarje e dimensioneve besim, Islam dhe ihsan (mirëbërësi), të cilat operojnë qelizë më qelizë në personalitetin dhe jetën e tij. Është kauza për të dalë para Allahut të Lartësuar jo me ndjenja, mendime dhe sjellje të ndyra, por me një çiltërsi të përsosur e të dëlirë, me vepra të mira dhe me një fytyrë rrezatuese. Nga kjo varet triumfi apo dështimi i njeriut në Gjyqin e Madh (Gjykatë Hyjnore). (Shiko Suretu’sh-Shems, 7-10) Por, si mund të realizohet kjo? Cilat janë mjetet e tezkijes? Çfarë rruge duhet të ndiqet? Lënda që e quajmë letërsi mistike në kulturën islame, përqendrohet pothuajse fund e krye rreth kësaj teme. Shumë dijetarë dhe njerëz të mençur gjatë gjithë historisë, kanë shkruar shumë vepra dhe kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre pafund të çmueshme rreth kësaj, si për të gjetur përsosmëri (për të arritur pjekuri), ashtu edhe për të arritur të tjerët tek e përsosura. Një nga përfundimet që kanë arritur është si vijon: Çdo njeri është i veçantë dhe rrugët që të çojnë tek Allahu janë sa numri i krijesave. Kuptimi është ky: Nëse ekzistojnë rregulla themelore që duhet t’i respektojë gjithsekush për të pastruar shpirtin, gjithmonë do të bëhet fjalë për mënyra të posaçme për çdo njeri, i cili nuk është i barabartë me tjetrin. Nefsi, nga aspekti i konstruktit të tij ekzistues, zotëron një përbërje “urdhëron vazhdimisht dhe me këmbëngulje për të këqija”. (Surja Jusuf, 53) Ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut në lutjet e tij, është një armik i brendshëm, “që nuk duhet t’i japim asnjë mundësi, qoftë edhe një çast.” Është një përpjekje shumë e vështirë ta kthesh këtë armik në të paefektshëm dhe ta shpiesh atë në një pozitë që të nënshtrohet me sinqeritet në kufijtë e Allahut. Është e pamundur të jesh fitimtar nga kjo luftë, pa ndihmën dhe mirësinë e Allahut. Në fakt, është thënë kështu: “O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, (le ta dijë se) do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Nur, 21) Pra, Mëshira e Mëshiruesit për pastrimin e shpirtit është e domosdoshme. Në të vërtetë, ky realitet njoftohet kështu nga gjuha (Disa komentues të Kuranit thonë se këto shprehje i përkasin Zulejhasë) e Jusufit, (a.s.), në Suren Jusuf: “Unë nuk e shfajësoj veten (me mundësitë dhe forcën time), sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”. (Jusuf, 53) Pra, fraza kyçe për pastrimin e shpirtit është: “Të synosh mëshirën e Zotit dhe të marrësh pjesën tënde nga deti i mëshirës hyjnore.” Por, si mund të bëhet e mundur kjo? Allahu, a mund ta bëjë të posaçëm më- shirën e Vet? Natyrisht po. Kush mund t’i vendosë kufizime vullnetit hyjnor? Ai u jep mëshirë me bollëk robërve të Tij, duke mos pritur asnjë shpërblim. Ndërsa pyetja tjetër është: A mund të arrijë robi mëshirën e Allahut, duke u kapur pas shkaqeve që tërheqin mëshirën hyjnore? Natyrisht që mund ta arrijë me lejen e Allahut. Pra, kjo derë e hapur në emër të pastrimit të shpirtit, në fakt është një derë e madhe. Zoti ynë, i cili është Mëshiruesi Mëshirëbërësi, i thërret robërit e Tij gjithnjë te kjo derë e madhe: “Kë- shtu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes nëpërmjet rrugës së drejtë.” (Nisa, 175) Në ajete të ndryshme të Kuranit të Madhërishëm thuhet kështu për ata që do të përfitojnë prej mëshirës hyjnore: – Ata që besuan dhe iu nënshtruan plotësisht Allahut, do ta arrijnë këtë mëshirë. (Shiko: Suretu’n-Nisa, 175) – Kurani i Madhërishëm është një burim që vjen prej Allahut. (Shiko: Suren A’raf, 203, Suren Junus 57) Ata që integrohen në të, duke gjetur jetë me mesazhin e tij, do të pastrohen në detin e mëshirës hyjnore dhe do të përparojnë.

– Profetët dhe në veçanti Profeti, (a.s.), janë mëshirë e Allahut për njerëzimin. (Shiko suren Enbija,. ajeti 107) Ata që ndjekin rrugën e tyre, që pranojnë udhëzimet e tyre dhe marrin si shembull rrugën e tyre, do të për- fitojnë nga pastrimi hyjnor. – Ata që luftuan në rrugë të Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre (Suretu’t-Teube, 20-21), ata që afrohen drejt tyre me dhembshuri dhe mëshirë, do të joshen drejt mëshirës hyjnore. Në këtë kuptim, t’u shërbesh krijesave është mjeti më i rëndësishëm i pastrimit të shpirtit. – Ata që ekspozojnë një qëndrim të bukur me një durim të plotë kundrejt sprovave dhe zotërojnë një ndërgjegje: “Ne të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, do të përjetojnë një mëshirë të madhe nga Zoti i tyre. (Surja Bekare, 156-157) Në këtë ajet madhështor, përmenden në një vend situatat dhe sjelljet e tjera që bëhen shkak për mëshirë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Urdhërojnë për vepra të mira dhe ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Teube, 71) Këto çështje që bëhen shkak për më- shirë, njëkohësisht janë shkaqe edhe për pastrim (tezkije). Pastrimi i shpirtit mund të realizohet vetëm me kapjen fort pas një vullneti serioz dhe qëllimi të shëndoshë. Megjithatë, shumë njerëz nuk e shfaqin këtë vullnet në emër të pastrimit. Në këtë kontekst, Zoti ynë i Lartësuar i ka obliguar profetët e Tij që përmendëm dhe nuk përmendëm më lart, për të pastruar robërit e tij, duke përdorur shumë rrethana. Në këtë aspekt, udhëheqja e pastrimit (tezkije) dhe devotshmë- risë (takva), është një domosdoshmëri. Ndërsa, dijetarët dhe njerëzit e mençur edukatorë, që janë integruar në moralin e Profetit, e kanë përkryer obligimin e këtij edukimi dhe pastrimi sublim atëherë dhe atje ku mungonte prezenca e profetëve. Fara e personalitetit që ekziston në natyrën e njeriut, është vaditur dhe kultivuar me pika të mëshirës hyjnore nga kopshtarë kompetentë të trashëgimisë profetike. Vërtetësia e këtij procesi varet nga zhvillimi i personalitetit shembullor (model), çiltërsia dhe vullnetaria. Shkurtimisht, shpëtimi i shpirtit varet nga takimi me mëshirën e Zotit. Pra, duhet edhe të kapesh pas shkaqeve që tërheqin mëshirë, por edhe të lutesh për mëshirë me një kërkesë dhe përgjërim të madh.

Besimtari gjithmonë duhet të jetë aktiv

Opoja.net

Dita e Arafatit – Dita më e veçantë e vitit

Opoja.net

Vlera e ditës së Arafatit: Pse agjërimi në këtë ditë i fshinë mëkatet e dy viteve?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Send this to a friend