Madhështore: Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Opoja.net Opoja.net Sport

Në ceremoninë që po mbahet sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli garuesen më të mirë në botë Distria Krasniqin, shkruan Opoja.net.

“Jam krenare se çfarë kam arritur, ishte viti më i suksesshëm në karrierë. Ishte shumë arritje e madhe të jem e nominuar këtu”, tha Distria.

Së bashku me trajnerin Driton Kuka, Kosova ka arritur që të fitojë tre medalje të arta olimpike, dy vetëm në Lojërat e fundit që u mbajtën në Tokio.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën që të fitojnë vendin e parë dhe kësisoj të sjellin dy medalje të tjera në Kosovë, pas Majlinda Kelmendit që e shkroi historinë e para.

Krasniqi ishte në garë me Abe Uta, Clarisse Agbegnenou, Ana Maria Wanger dhe Jessica Klimkait.

Gjatë kësaj ceremonie virtuale, trajneri Kuka është zgjedhur si trajneri më i mirë për vitin 2021 në sportin e xhudos./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-