Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të kalojë në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tel Aviv, shkruan Sinjali Sport.
Kelmendi në gjysmëfinale është përballur kundër xhudistes nga Britania e Madhe, Chelsia Giles.
Gara ishte mjaft e vështirë e ku fituese arriti të dalë britanezja me Ippon.
Majlinda mbetet në garë për medaljen e bronztë.
Kurse, gjatë ditës së nesërme do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.