Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti.
“Ministria e Mbrojtjes është duke vazhduar me procedurat e prokurimit për blerjen e këtyre sistemeve në FSK. Në mars të këtij viti e kemi ekzekutuar pjesën e parë të pagesës për sistemin Javelin. Deri në fund të këtij viti do të ekzekutohet edhe kësti i dytë për sistemin Javelin dhe jemi në rrugën e duhur për të pasur këtë sistem në kohën e duhur në inventarin e FSK-së”, tha ai.
Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës, Maqedonci tha se i njëjti është funksional, mirëpo sipas tij parashihen investime të mëtutjeshme për përmbushje ne nevojave operacionale të FSK-së, transmeton kp.
“Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës është për t’u theksuar se ai është funksional. Njësitet e FSK-së, më saktësisht ajo ajrore pa pilotë është duke operuar me dronët Bayraktar në aeroportin e Gjakovës. Ne parashohim investime të rëndësishme atje me qëllim që ta bëjmë funksional dhe që të jetë i gatshëm që të përmbushë nevojat operacionale të FSK-së”, tha ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.