Konferenca e parë e boronicës që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë.
Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik në sektorin e boronicës Boost Berries (Vitomericë) mblodhi së bashku më shumë se 150 pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë për Konferencën e parë të Boronicës në Kosovë.
Qëllimi i konferencës është që të bashkojë fermerët ekzistues dhe potencial të boronicës në Kosovë, duke krijuar një rast unik për mundësitë e krijimit të rrjetit dhe për të mësuar nga përvoja e madhe e tre specialistëve ndërkombëtarë që japin ligjërata në kultivimin e boronicës.
Kjo ngjarje dy-ditore përfshin konferencën në hotelin Emerald më 19 prill, dhe një vizitë fushore te pemishtet e boronicës së Boost Berries në Vitomiricë më 20 prill.
Kërkesat për rritjen e boronicës janë shumë të veçanta. Kultura ka kërkesa të veçanta ushqyese dhe duhet të kombinohet me pH-në kritike të tokës dhe faktorët e tjerë të brendshëm.
Ky kombinim i faktorëve e bën arritjen e rendimenteve optimale një detyrë shumë komplekse.
Kultura e tanishme, siç është evidentuar gjatë vjeljes së saj të parë, ka treguar ndjeshmëri të skajshme ndaj faktorëve të mjedisit dhe ka kërkuar menaxhim të shkëlqyeshëm.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.