Mbahet takimi për reformën në sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja
Sot, nën kryesimin e Kryetarit të Komunës, z.Bexhet Xheladini, u mbajt takimi i radhës për reformën në sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Dragashit, ku morën pjesë të gjithë partnerët të cilët janë duke u angazhuar në realizimin e kësaj reforme, z.Paulo Sousa – specialist i projekteve në JICA, znj.Valtida Shukriu – avokate, z.Burim Shala – Kryeshef Ekzekutiv i “Ekoregjionit”, z.Nazim Dauti nga Njësia Operative e “Ekoregjionit” në Dragash, z.Nuhija Tairovci – drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.
Në këtë takim temë qendrore ishte diskutimi për mundësinë e forcimit të infrastrukturës ligjore, përmes hartimit të rregullores së re për menaxhimin e mbeturinave, në kuadër të së cilës do të jetë edhe themelimi i një sektori të veçantë komunal për menaxhimin e mbeturinave, si dhe u dhanë propozime për caktimin e vlerës së tarifës së mbeturinave.
Gjithashtu, u diskutuan edhe specifikat, sfidat dhe vështirësitë që ka Komuna e Dragashit sa i përket problemit të menaxhimit të mbeturinave dhe implementimit të reformës.
Kryetari Xheladini theksoi se Komuna e Dragashit do të mbetet e përkushtuar në vazhdimësi për realizimin e kësaj reforme, mirëpo problem mbeten mundësitë e vogla financiare që ka komuna jonë, andaj kërkoi nga partnerët e JICA-s që të ofrojnë mbështetje edhe në këtë drejtim. Ai i njoftoi pjesëmarrësit se do të zhvillojë edhe një takim me Qeverinë Lokale për të diskutuar në lidhje me këto çështje.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-