Mbappe bën “ligjin”, Franca do të rishikojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kylian Mbappe para pak ditësh refuzoi të bënte foto me kombëtaren franceze për shkak të çështjes së imazhit. Sulmuesi i PSG shprehur haptas pakënaqësinë e tij për të marrë pjesë në foto e ekipit kombëtar, por tashmë ka ardhur edhe reagimi nga “Gjelat”, të cilët nëpërmjet një postimi në twitter kanë theksuar se do të rishikojnë marrëveshjen për të drejtat e imazhit.

“Federata Franceze e Futbollit merr përsipër të rishikojë, sa më shpejt të jetë e mundur, marrëveshjen për të drejtat e imazhit që e lidh atë me lojtarët e ekipit kombëtar. FFF po pret me padurim të punojë në skicat e një marrëveshjeje të re që do t’i lejojë asaj të sigurojë interesat e saj duke marrë parasysh shqetësimet dhe bindjet legjitime të shprehura njëzëri nga lojtarët e saj”, thuhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare të Federatës.

Edhe pse në një moshë shumë të re, Kylian tashmë bën “ligjin” te kombëtaren franceze por jo vetëm, me sulmuesin që tashmë mund të konsiderohet i paprekshëm.

The post Mbappe bën “ligjin”, Franca do të rishikojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit appeared first on InfoShqip.com.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-