Vogëlushi ga fshati Rrenc, Adi Skeraj, të dielën niset për Turqi, ku do t’i nënshtrohet kurimt, pasi shuma e kërkuar për këtë qëllim është tubuar dhe bileta është gati për vogëlushin.
Adi Skeraj vuan nga një sëmundje që nuk mund të trajtohet në Kosovë.
Lajmi i mirë është bërë i ditur nga kontribuesit që shuma e kërkuar për kurimin e këtij vogëlushi të mblidhet sa më parë, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë aksion humanitar, përcjell Radio Sharri.
Shuma e kërkuar për shërimin e tij ishte 18 mijë euro.
Vogëlushi 2 vjeç e gjysmë, është diagnostifikuar me sëmundjen “Spina Bifida Tethered Cord”./OpojaSot.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.