Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot në ora 11:00 për të shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në njoftim.
Në zgjedhjet e 14 nëntorit në rundin e dytë janë përballur 42 kandidatë, pasi që në 21 komuna është zhvilluar balotazhi./FrontOnline
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.