Opoja.net

Mblidhet Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente: Diskutohet për pandeminë Covid-19

Opoja
Mblidhet Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente: Diskutohet për pandeminë Covid-19

Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente e kryesuar nga kryetari i komunës Shaban Shabani mbajtën mbledhjen e radhës, ku u diskutua për situatën aktuale.
Në këtë takim kryetari i komunës shprehu ngushëllime për familjarët e pacientes nga fshati Pllavë e cila humbi jetën nga Covid-19.

“Në emër timin, shtabit emergjent lokal, qendrës operative lokale dhe të zyrtarëve komunal i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tërshnjaku, miqve dhe farefisit në këtë kohë të dhembjes së madhe me rastin e ndarjes nga jeta të pacientes e cila u prek nga Covid-19.
Ky është lajmi për të cilin jam lutur që kurrë mos ta jap për qytetin e qytetarët tanë. Ky armik i padukshëm po vret njerëz pa dallim kudo në botë edhe tek ne”.
Në këtë takim u tha se aktualisht ka vetëm një person që vuan nga koronavirusi në këtë komunë, ai është nga fshati Zaplluxhe, teknik mjekësor, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe këto ditë ai do të testohet edhe një herë për të konfirmuar shërimin e tij.

Komandanti i stacionit policor në Dragash Shaqir Uka, theksoi se policia monitoron dhe mbikëqyrë të gjitha funeralet nga jashtë, si dhe ato që ishin nga komuna gjatë kësaj periudhe, dhe konfirmoi se procedura u ndoq gjatë funeralit në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Në takim u përmend gjithashtu se policia monitoron dhe mbikëqyrë të gjithë personat që kthehen nga karantina, si dhe personat që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar.

Kryetari i komunës gjithashtu njoftoi anëtarët e shtabit emergjent se procedura e tenderit për fillimin e realizimit të aktiviteteve kapitale ka filluar dhe se punimet për rregullimin e qendrës së Dragashit kanë filluar që sot.

Gjithashtu nga ky takim u apelua tek qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Loading...

Mos i humb

Vdekje e dyshimtë në Zliptok të Dragashit

Opoja.net

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020

Opoja.net

Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Kapre – Banorët kërkojnë zgjidhje!

Opoja.net

Kërkohet i riu nga Dibra – Dyshohet se është parë në Dragash!

Opoja.net

Komunat do të dalin të dëmtuara nga pandemia

Opoja.net

Persona të paidentifikuar sulmojnë fizikisht imamin e xhamisë në Buzez të Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net