Mbyllen tregjet e kafshëve në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Inspektorati komunal i Komunës së Dragashit ka marrë vendim që t’i mbyllë përkohësisht tregjet e kafshëve në këtë komunë.

“Të gjitha tregjet e kafshëve mbyllen për shkak të paraqitjes së sëmundjes gungore të lëkurës së kafshëve”, thuhet në njoftim.

Përveç mbylljes së tregjeve, ky inspektorat njoftoi banorët e Komunës së Dragashit se ndalohet edhe therja e kafshëve në hapësirat publike për shkak të shfaqjes së një sëmundjeje të lëkurës tek ato.

Inspektorati nuk ka dhënë datë se deri kur do të zgjasë ky ndalim, ndërkaq vendimi ka hyrë në fuqi nga dje.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-