Kreu i kompanisë, Mark Zuckerberg, njoftoi ndryshimin, ashtu siç kishte vepruar me Facebookun dhe Instagramin.
“Duke filluar nga sot, ju mund ta regjistroni të njëjtën llogari WhatsAppi deri në katër telefona”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
WhatsAppi ka thënë se kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit brenda javëve të ardhshme.
Deri më tani, përdoruesit mund ta përdornin vetëm një llogari WhatsApp në një telefon dhe disa pajisje desktop.
Me ndryshimin e ri, mesazhet e përdoruesve do të sinkronizohen nëpër pajisje duke përfshirë telefonat e tjerë. Pra, edhe nëse një pajisje është e fikur, ata mund të hyjnë në aplikacion në pajisje të tjera.
WhatsAppi është një nga shërbimet më të mëdha të mesazheve me më shumë se 2 miliardë përdorues. Por deri më tani i mungonte mbështetja për shumë pajisje për shkak të mbështetjes së plotë ndaj kriptimit për bisedat dhe thirrjet.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.