“Me ne po feston në qiell edhe babai” – Djali i Maradonës emocionon me fjalët pas suksesit të Argjentinës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Diego Maradona Junior, djali i legjendës së ndjerë të futbollit, Diego Armando Maradonës ka reaguar pasi Argjentina triumfoi në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Argjentina me në krye Lionel Messin fituan Kupën e Botës për herë të parë nga viti 1986, duke triumfuar në finale kundër Francës.

I biri i legjendës argjentinase përdori llogarinë e tij në rrjetet sociale për të shkruar disa fjalë rreth suksesit të Argjentinës.

Ai ndër tjera theksoi se për këtë të arritur po feston “nga qielli edhe babai i tij”.

“Argjentina kampione bote. Gëzuar për ty Lionel Messi sepse askush nuk e meritonte ta ngrejë këtë kupë më shumë se ti. Gëzuar për të gjithë njerëzit e mi, për vendin tim. Që kur mbaj mend u ndjeva me krenari argjentinase në shpirtin tim. Nga lart po feston me ne babi… nuk e di sa dua te te perqafoj” – ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dieguito El Tecla Junior (@diegomaradonajunior)

Trofeu i fituar në Katar ishte i treti për Argjentinën në histori në Kupën e Botës./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-