Opoja.net

Me rastin e Ditës së Librit, Qendra e VV në Sharr dhurojnë libra në Biblotekën e Qytetit

Me rastin e Ditës së Librit, Qendra e VV në Sharr dhurojnë libra në Biblotekën e Qytetit

Sot, me rastin e 23 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Librit, një delegacion i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, i përbërë nga: nënkryetari i parë i Qendrës, Samidin Dauti, sekretari organizativ, Filiz Mustafa, asambleisti në kuvendin komunal, Laurat Krasniqi, si dhe anëtari i Këshillit të Qendrës, Sami Tërshnjaku, vizituan Bibliotekën e Qytetit “Ymridin Çengaj”, dhe pasuruan këtë bibliotekë duke dhuruar triologjinë e Avni Deharit; “Gjergjat në Drita Përkrenaresh”, përkatësisht romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e Lirisë”, kushtuar dy dëshmorëve të paqes në Kosovë, bijëve të tij e aktivistëve shembullor të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbënor e Astrit Deharit.

Të lexuarit është pasurim i mendjes, rrjedhimisht pasurimi më i mirë që mund të posedoj njeriu. I tillë si proces, asesi nuk bën të anashkalohet.

Duke iu uruar për këtë ditë dhe punë të mbarë, falemenderuam punojësit e këtij institucioni me vlerë të madhe, për mikëpritjen e tyre.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, screen and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

 

86 pako ushqimore u shpërndanë nga Shoqata humanitare Opoja

Opoja.net

Në Dragash shpërndahen pako ushqimore në kuadër të projektit “Sofra e Ramazanit 2021”

Opoja.net

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për muajin e shenjtë të Ramazanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net