Falënderimi i qoftë
Allahut, Zotit të Lartëmadhërishëm dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, të
gjalla dhe jo të gjalla. Sundimtarit të Mëshirshëm të Ditës së Gjykimit.
Mëshira e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamed (savs), mbi familjen e tij dhe mbi
të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e fundit!
Vëllezër besimtarë!
Përmes pjesëmarrjes
sonë të përbashkët në namazin e xhumasë, ne çdo të premte e përmbushim detyrën
që na e ka caktuar Allahu i Madhërishëm. Në të njëjtën kohë, përmes këtij akti
shpirtëror të përjavshëm dhe përmes çdo tubimi tjetër, ne e shprehim vetëdijen
tonë për përkatësinë ndaj bashkësisë muslimane, bashkësisë së themeluar nga i
Dërguari i Allahut, Muhamedi (savs).
Ne e shprehim
përkushtimin tonë ndaj Pejgamberittonë (savs), edhe këto ditë kur po e shënojmë
lindjen e tij.
Mesazhet dhe mësimet
e tij, veprimet që ai bëri, sprovat që pati dhe pikëpamjet që i përcolli qartë
dhe publikisht, mbetën pas tij si frymëzim i vazhdueshëm për bashkësinë e
muslimanëve dhe njerëzve të tjerë deri në Ditën e Gjykimit. E vërteta me të
cilën ai erdhi, ishte dhe ende është ide udhëzuese për miliarda njerëz, në atë
rrugën e njëjtë të bindjes ndaj Krijuesit nëpër të cilën edhe ai lëvizi.
Që nga lindja e tij
e deri më sot, ka qenë e qartë se thirrja e tij është e vërtetë, pikëpamjet e
tij janë të bazuara në bindje të shëndoshë morale, në veprim të drejtë, në
fjalë të ndershme dhe ngushëlluese, në qëndrim dashamirës dhe miqësor ndaj
njerëzve të tjerë… Ai ishte luftëtar i pa kompromis për të vërtetën dhe
drejtësinë.
Kanë kaluar 14
shekuj që kur ai u largua nga kjo botë, kurse edhe sot ekziston thirrja e qartë
nga Kurani fisnik:“Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e keni shembull
të mrekullueshëm, për atë i cili shpreson në mëshirën dhe shpërblimin e Allahut
në këtë botë, dhe i cili e përmend Allahunshpesh.”(el-Ahzab, 21)
Edhe sot, rruga e
tij është shpresa e miliarda njerëzve, veçanërisht në këtë kohë të poshtërimit
të njerëzimit, të mashtrimit dhe mungesës së bindjeve dhe normave morale.
Fjalët e tij janë shpresa e të shtypurve dhe e atyre që u bëhet padrejtësi e
madhe.
I nxitur nga fjalët
e të Lartësuarit:“Me të vërtetë, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e
Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (el-Enbija, 92), Pejgamberi (savs)
ka thënë: “Besimtari me besimtarin tjetër është si një trup, si një ndërtesë,
ata e mbajnë njëri-tjetrin së bashku dhe e forcojnë … “
Në këto fjalë të të
gjitha kohëve, në këto shprehje të barazisë dhe vëllazërimit njerëzor, Islami
proklamon se: besimtarët janë vëllezër, njerëzit janë vëllezër, e ndihmojnë
njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni, si në mes veti, ashtu që me botën përreth. Këtë
harmoni Pejgamberi (savs) e promovonte
vazhdimisht. Ai thoshte se qëllimet supreme të Islamitjanë: Paqe me veten,
paqe me njerëzit e tjerë, dhe paqe me botën në të cilën jetojmë.
Për ta arritur këtë
paqe, besimtarët duhet ta ndërtojnë bashkësinë e tyre. Themelet e saj janë Kurani
dhe Suneti. Në përmbajtjen e tyre, në mesazhet dhe mësimet e tyre, është ngjyra
jonë dalluese, të cilën e përcjellim në petkun tonë, në shpirtin tonë, në
lutjet dhe shpresat tona, në moralin tonë dhe në sjelljet me njerëzit.
Kurani na i ka
prezantuar marrëdhëniet që e rregullojnë universin. Ai na mësoi për vendin dhe
rolin tonë në botë. Ne jemi pjesë e botës, të cilën Allahu e krijoi nga mëshira
e Tij, dhe e cila çdo moment derdhet nga vullneti dhe fuqia e Tij. Por, bota e ka
fillimin dhe mbarimin e saj, po ashtu edhe njeriu dhe çdo qenie tjetër e
gjallë. Allahu gjithçkaje i ka dhënë afatin, nafakën, qëllimin dhe destinimin.
Ne jemi këtu me qira, me kontratë deri në afatin e caktuar. Neve na
është dhënë t’i menaxhojmë të mirat e kësaj bote, me detyrimin që ta ruajmë
rendin në Tokë. Çdo mirësi që Zoti ka bërë për ne, Ai na kërkon që ta kthejmë
për të tjerët: me dashuri, vëmendje, dhembshuri, drejtësi, falje…
Te Zoti është
regjistri. Ai i regjistron të gjtha veprimet tona, i di të gjitha sekretet
tona, e di çka tregojmë publikisht dhe çka fshehim në zemrat tona. Ai na ka caktuar
ditën kur secili do ta ekspozojë jetën e tij, si dhe ku e ka shpenzuar. Jeta
është dhurata e Tij, ështënjë hipotekë të cilën jemi të detyruar t’ia kthejmë Atij
në çastin e vdekjes, dhe për të cilën do të japim llogari në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të
respektuar!
Pejgamberi na ka
mësuar që të jetojmë në bashkësi. Ai na ka mësuar se musliman është ai, nga gjuha
dhe dora e të cilit janë të sigurtë njerëzit e tjerë, dhe na ka zbuluar sekretin
mbi të cilin mbështetet çdo bashkësi e shëndetshme dhe e prosperuar. Ai na e ka
mësuar fisnikërinë, si të sillemi me njerëzit, si t’i përmbushim detyrimet tona
ndaj bashkëshortes, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve, ndaj fqinjëve dhe ndaj musafirëve.
Në trajtimin fisnik
ai ka parë realizimin e idealit të rrugës së drejtë, në të cilën Zoti bën
thirrje:
“Thuaj: “Ejani t’ju
lexoj ato që ju ka ndaluar Allahu: Atij mos i bëni shok; bëjuni mirë prindërve;
mos vritni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, Na ju ushqejmë juve dhe ata…”(el-En’am, 151)
“Dhe mos iu qasni
pasurisë së jetimit, përpos në një mënyrë të mirë, dreisa ta mbërrijë
pjekurinë, kryeni drejt matjen dhe peshimin! Na nuk e ngarkojmë askë përtej
mundësisë së tij. E, kur flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe (kundër) të
afërmit tuaj. Plotësoni obligimet e Allahut. Këto janë porositë e Tij, për t’ju
këshilluar.” (el-En’am, 152)
“Dhe, qe, kjo është
rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju
shmangin ato nga rruga e Tij.” (el-En’am, 153)
Pejgamberi (savs) na
ka mësuar se ne kurrë nuk duhet ta tradhtojmë njeriun, e as ta lëmë atë kur ai
ka nevojë për ndihmë, dhe ta kthejë kokën në anën tjetër, sikur të mos na
interesojnë problemet e tij. Ai na ka mësuar se çdo problem njerëzor është edhe
problemi ynë, duke thënë: “Zoti e ndihmon njeriun, për sa kohë që njeriu e
ndihmon vëllanë e tij.”
Sot, derisa po e
përkujtojmë mevludin e tij, pranë nesh kalojnë me mijëra njerëz të dëshpëruar,
të zhveshur dhe të zbathur, të pastrehë, të pambrojtur, të uritur dhe të etur. Pranënesh
kalojnë gradhe fëmijë, të lënë pas dore dhe shpesh të lënë në duart e tregtarëve
me skllevër, trupat e të cilëve përfundojnë në frigoriferë kamionësh.
Unë nuk po ju
referohem vuajtjeve tona dhe rrugës së kemi ecur në të kaluarën. Këta muhaxhirë
të pa fat, gra dhe fëmijë, janë sprova jonë, provimi ynë i jetës, testi i
pjekurisë sonë, në ndjekjen e rrugës së Zotit dhe të Dërguarit të Tij (savs).
Farz është të
ndihmohet njeriu që është në vështirësi. Si bashkësi e muslimanëve, ne duhet të
veprojmë ashtu siç na përcakton i Lartësuari, edhe nëse mbetemi të vetmuar. Kjo
është një mundësi që shoqëria jonë të shërohet moralisht, të udhëhiqet nga
qëllimet njerëzore dhe jo nga qëllimet e tjera, të jemi njerëz sipas planit e
Zotit, përgjegjës ndaj Tij, përfaqësues të Tij në Tokë.
Është koha që secili
prej nesh të shikojë në pajisjen e rrugës, të cilën e mbajmë në qafë, dhe të
shohim se çka mungon aty për udhëtimin që kemi përpara. Ne të gjithë jemi muhaxhirë,
të gjithë e kemi mundimin tonë, pa marrë parasysh se a jemi të vetëdijshëm për
të apo jo.
Ju ftoj të përballemi
me vetveten, me trashëgiminë tonë shpirtërore, me mësimet e saj dhe me qëllimet
e përcaktuara nga Muhamedi (savs). Le të shikojë secili nga ne, se ku e ka vendin
tek Allahudhetek iDërguari i Tij. Sa i jep formëjetës sonë mësimi i Pejgamberit
dhe shembulli i tij i jetës, sa na frymëzojnë, sa na inspirojnë dhenxisin, sa
na ngrisin dhe lartësojnë shpirtërisht dhe moralisht!
Vëllezër besimtarë!
E lusim Allahun e
Plotfuqishëm, të na mëshirojë neve, paraardhësit tanë dhe pasardhësit tanë. I
lutemi Atij që të na fuqizojë dhe frymëzojë neve për të bërë mirë, sa herë që
të na jepet mundësia dhe kudo që jemi; që gjithmonë të veprojmë ashtu siç u ka
hije njerëzve dhe siç është e denjë për njeriun, duke e ruajtur dinjitetin tonë
dhe dinjitetin e vëllezërve dhe motrave tona, muslimanë dhe muslimane.
Vëllezër të dashur!
Le ta dimë se Allahu
ka premtuar se do t’i ndihmojë besimtarët! Ai, në Kuran, i ka shpallur fjalët
që na e konfirmojnë këtë:“Obligimi yni ishte t’i ndihmojmë besimtarët.” (err-Rrum, 47)
Dhe së fundi, le ta
kujtojmë fjalën e Zotit:“Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me
drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e
shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat.” (en-Nahl, 90)
Hatib: Reisu-l-Ulema i BeH, Husein ef. Kavazović
Përshtati: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.