Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.
Kosova do të jetë në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Ndërkohë, mediumi i madh zviceran, Blick e ka cilësuar duel vëllazëror përballjen me Kosovën.
“Duel vëllazëror në kualifikmet për Kampionatin Evropian 2024”, thuhej në artikullin e tyre.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.