Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete për mbrojtjen e vendit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se thënë Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Përmes një postimi me video në rrjetin social Facebook, Mehaj ka shtuar se janë duke vazhduar me zhvillimin dhe avancimin e forcave të Kosovës sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së.

“Për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga ShBA”, ka shkruar Mehaj.

“Detyra, nderi dhe atdheu mbi të gjitha!”, ka shkruar më tej ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-