“Meka” certifikohet me standardet “HACCAP”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Dragash, 18 prill – Kompania për përpunimin e mishit “MEKA” nga Dragashi këto ditë e ka bërë certifikimin e fabrikës së përpunimit të mishit me standardet e “HACCAP-it” si standardi më modern për sigurinë e ushqimit.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka deklaruar se synimi i tyre ka qenë përherë arritja e standardeve Evropiane, gjë që e është arritur.

“Tani mund ti sigurojmë konsumatorët tanë se ata mund të konsumojnë produkte të shëndosha në përputhje me kërkesat Evropiane”, ka theksuar ai.

Sipas tij tani më Kosova është në rrugë të mbarë që të arrin hapin e vendeve të tjera të zhvilluara që do të jetë në shërbim të hapjeve të reja të vendeve të punës, që do të bënin që të krijohet një mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ngritja e fabrikave në një nivel të tillë e ka domethënien jo vetëm për kompaninë tonë po dhe për mbarë shoqërinë e Kosovës”, ka theksuar Piraj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-