“Meka” po mendon të largohet nga Sharri shkaku i rrymës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Kompanina “Meka”, nga Sharri, e cila merret me përpunimin e mishit, po ankohet për problemet me energji elektrike. Burim Piraj, pronari i kësaj kompanie që punëson rreth 100 veta, thotë se po mendon se shkaku i këtyre problemëve të vazhdueshme ta transferojë fabrikën diku tjetër.

Lexoni postimin e Pirajt në Facebook:

“Energji elektrike nuk kemi në fabrikë – që nga mëngjesi, kësaj radhe po thonë se ka prishje shkaku i erës, Vala mobile nuk punon rregullisht, telefoni fiks nuk punon, Shyqyr Zotit interneti na punon.
Se di miqtë e mi po diçka që nuk po funksionon ky shtet.

Shumë seriozisht jemi duke bërë hulumtime se a të vazhdojmë të punojmë këtu a çka të bëjmë. E vetmja gjë që na ka zënë peng është se afërsisht MEKA në njësi të ndara ka 100 punëtor, për komunën e Sharrit nuk janë pak dhe mbyllja e biznesit ose transferimi në një shtet tjetër i le pa punë këta njerëz se besoni ose jo mos të kishte qenë çështja atdhetare, këtu nuk ia vlen.

Një fjalë e urtë këtu në Opojë që përdorët po më duhet ta përdor dhe unë në këtë rast: “Me kopila, dasëm nuk bohet”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-