Mërgata e mobilizuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, mbi 80 mijë të interesuar

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar verifikimi i aplikuesve për qytetarët jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas burimit të FaktePlus, thuhet se deri më tani janë mbi 80 mijë kosovarë që jetojnë në mërgim kanë aplikuar për zgjedhjet parlamentare.

Sic duket, interesimi për të shfrytëzuar të drejtën e tyre si votues ka një rritje shumë të madhe se sa është pritur realisht.

KQZ ka njoftuar se do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre deri më 21 Janar, në ora 18:00.

Numrat nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-