Gazeta Sinjali më herët raportoi se një polic ka plagosur dy qytetarë sonte në Dragash pas një mosmarrëveshjeje. Kjo u konfirmua për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.
Sinjali mëson ekskluzivisht se zyrtari policor është Fadil Kadriaj nga Stacioni Policor në Prizren.
Deri në këto momente, nuk dihet cila ishte mosmarrëveshja që çoi drejt plagosjes.
Sinjali po ashtu raportoi se dy qytetarët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.