Mësojeni se cili biznes i bëri bashk nipin e Hashim Thaçit e djalit të Agim Veliut

Opoja.net Opoja.net Lajme

Një hulumtim i KALLXO. com zbulon se Kushtrim Thaçi dhe Naser Veliu janë anëtarë në Bordin Drejtues të kompanisë së sigurimeve “Kosova e re”.

I pari, Kushtrimi, është djali i vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi. Ndërsa, Naser Veliu është djali i ministrit aktual të Punëve të Brendshme dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.

Kompania e sigurimeve “Kosova e re” është në pronësi të një kompanisë tjetër “Fitorja Sh.P.K”.

Sipas legjislacionit në fuqi, Ligjit për Sigurime, bordet e kompanive aprovohen nga Banka Qendrore e Kosovës. Kështu ka njoftuar BQK përmes një përgjigje me shkrim.

“Bazuar në nenin 27 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-045 për Sigurimet, Bordi i Drejtorëve të siguruesve përbëhet nga numri tek, jo më pak se pesë (5) anëtarë me të drejtë vote, që emërohen dhe shkarkohen nga Asambleja e përgjithshme e aksionarëve, me mandat katër (4) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësi të BQK-së.

Propozimi për anëtarë të bordit në kompanitë e sigurimeve nuk rregullohen me legjislacionin në Kosovë.

Sipas BQK-së, nipi i Hashim Thaçit, Kushtrim Thaçi është emëruar në Bordin Drejtues të “Kosova e re” më 2 mars të vitit 2016 nga vetë BQK, ndërsa djali i Agim Veliut, Naser Veliu është emëruar në këtë bord më 5 maj 2017.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-