Messi më i mirë një muaj para Kupës së Botës, ja pse po dridhen të gjithë rivalët

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Messi shijon sërish futbollin dhe jetën. Në fund të fundit, Parisi nuk është aq i keq. Koha vendos gjithçka në vendin e vet dhe ylli argjentinas ka mësuar të jetë i lumtur jashtë “flluskës” së tij Castelldefels.

Në vetëm një vit ai ka kaluar nga ndjenja e çorientuar në të qenit ylli polar i PSG-së, që jeton me pasimet dhe golat e tij, i ngulitur në krye të klasifikimit të Ligue 1, me perspektivën për të qenë i pari në grupin e Champions-it.

Në këtë pikë, para fundit të tetorit, Messi ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje të Ligue 1, njësoj si në të gjithë sezonin e kaluar. Edhe pse “rosarino” interpretohet përtej shifrave, këto shërbejnë për të verifikuar ndryshimin e madh për mirë të tij në Paris.

9 asistet e tij flasin gjithashtu për rolin global të Leos te PSG, në të cilin ai ndihet i rëndësishëm dhe në disponim për të marrë më shumë përgjegjësi.

Nuk është rastësi që Messi më i mirë vjen një muaj para fillimit të Botërorit të Katarit. Ish-kapiteni i Barçës i ka kushtuar gjithë jetën këtij momenti, logjikisht i vendosur për të zmadhuar legjendën e tij. Pas fitimit të Kupës së Amerikës në verën e vitit 2021, argjentinasi dëshiron të ndjekë gjurmët e Maradonës.

Edhe pse nuk ka nevojë për një triumf në Katar për të qenë i përjetshëm, askush nuk e di më mirë se ai efektin që do të kishte ngritja e Argjentinës në majën e futbollit botëror

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-