Messi tremb Argjentinën, mungon në stërvitjen e parë në Doha

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kombëtarja e Argjentinës u stërvit sot për herë të parë në Doha, me disa mungesa.

Lionel Messi, ylli dhe kapiteni i skuadrës së trajnerit Lionel Scaloni ka kryer një seancë të veçantë në palestër, katër ditë para debutimit të bardhekaltërve kundër Arabisë Saudite.

Shtypi argjentinas raporton se kjo punë specifike është pjesë e një plani të paracaktua, teksa drejtuesit nuk e kanë parë të nevojshme që mesi të sforcohet para duelit me Arabinë Saudite.

Siç raportohet nga gazeta argjentinase “Olé”, Messi e filloi atë seancë në palestër, larg grupit kryesor, me Rodrigo De Pol, Leandro Paredes, Angel Di Maria dhe Nikolas Otamendi, përpara se t’i bashkohej pjesës tjetër të ekipit pas largimit të mediave. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-