Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me nderime të larta ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler.
Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediat mund të marrin pamje.
Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë.
Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

