Opoja.net

Ministri Zemaj: Vjena mbështet Kosovën në fushën e shëndetësisë dhe edukimit

Ministri Zemaj: Vjena mbështet Kosovën në fushën e shëndetësisë dhe edukimit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj bashkë me ambasadorin,
z.Lulzim Pllana, kanë zhvilluar takime të ndara me miqtë e mëdhenj të Kosovës,
euro deputetin z. Lukas Mandl, z. Erhard Busek, z. Gerhard Gretzl, znj.
Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr dhe z. Ëolfgang Schaffer.

Sipas Zemajt, gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen
dhe përkrahjen e mëtejme jo vetëm në fushën e shëndetësisë por edhe në atë të
edukimit, infrastrukturës dhe në shumë fusha të tjera nga Gerhard Gretzl, znj.
Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr dhe z. Ëolfgang Schaffer.

Njoftimi i plotë:

Në Vjenë, në ambientet e Ambasadës tonë, bashkë me ambasadorin, z.Lulzim Pllana kemi zhvilluar takime të ndara, me miqtë e mëdhenj të Kosovës, euro deputetin z. Lukas Mandl, z. Erhard Busek, z. Gerhard Gretzl, znj. Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr dhe z. Wolfgang Schaffer.

Takimet ishin shumë të vlershme, jo vetëm për të diskutuar për përkrahjen që e marrim aktualisht nga Austria në Parlamentin Evropian dhe institucionet tjera të BE-së, por edhe me përkrahjen që e jep ky vend mik për shtetin dhe qytetarët tanë në shumë fushaSituata e pandemisë ka ndikim të fuqishëm në aktivitetet tona, andaj, takimi im me z. Mandl, z. Busek, dhe miqtë tjerë, anëtarë të grupeve punuese dhe raportuese për Kosovën në PE dhe organizatat tjera ndërkombëtare, është i lidhur ngushtë me përkrahjen që kanë ofruar ata në institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe organizatat shëndetësore.

Në takimin me z. Gerhard Gretzl, znj. Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr dhe z. Wolfgang Schaffer, u rikonfimua mbështetja dhe përkrahja e mëtejme jo vetëm në fushën e shëndetësisë por edhe në atë të edukimit, infrastrukturës dhe në shumë fusha të tjera.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Vjenë, kisha kënaqësinë të takoj edhe dy miq të mëdhenj të vendit tim, konsuj nderi z. Manfred Brander dhe z. David Ungar-Klein, takim gjatë të cilit theksova falënderimin tim për promovimin e shtetësisë dhe nevojave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare për qytetarët tanë, por edhe duke cekur në takime vështirësitë dhe padrejtësinë që i bëhet Kosovës me liberalizimin e vizave.

Faleminderit për angazhimin Tuaj, të nderuar miq të Kosovës, jemi të bekuar me miqësinë Tuaj!

Faleminderit Ambasador z.Pllana dhe gjithë stafit për punën dhe përkushtimin Tuaj.

Veprimet që duhet të bëni kur e shihni se po ju zë gripi

Opoja.net

Për trup të shëndetshëm – konsumoni dardha

Opoja.net

A do ta prishë agjërimin e Ramazanit, vaksina për Covid-19?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net