Rreth 76 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës shkollimin e tyre do ta bëjnë në Universitetin Amerikan në Kosovë, pasi për shkollimin e tyre, Ministria e Mbrojtjes tashmë ka nënshkruar kontratë në vlerë 1,025,068 euro.
Kontrata e nënshkruar me Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo (A.U.K) College” ka një kohëzgjatje prej 3 vjetësh.
Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor procedura e negociuar, me kriter për dhënie të kontratës çmimin më të ulët.
Sipas kërkesave këtij tenderi parashihet shkollimi në kohëzgjatje 3 vite për rreth 76 kadetë të FSK-së. Në këtë shkollim gjithashtu parashihen edhe tekstet shkollore e shërbime të teknologjisë si dhe teste.
Së fundmi Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkus për pranimin e 612 ushtarë të rinj aktivë dhe 367 ushtarë të komponentës rezervë.
Të drejtë të aplikimit do të kenë të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18-25 vjeç.Konkursi do të jetë i hapur një muaj, nga 15 dhjetor 2022 deri më 15 janar 2023.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.