Opoja.net
Meka Mish

Miratohet buxheti 9 mujor i Dragashit

Në seancën e djeshme të mbajtur në Kuvendin Komunal në Dragash u miratua raporti 9 mujor për buxhetin e Komunës së Dragashit për këtë vit. Seanca u zhvillua me shumë debate e kritika, për përqindjën që është shpenzuar në këtë periudhë.

Komuna e Dragashit ka harxhuar për 9 muaj vëtëm 57 % të buxhetit .

“Asnjë vëndbanim i Komunës nuk e ka të rregulluar problemin e ujit e mos të flasim për kanalizimet. Kubëzat dhe kubëzimi mbeten e vetmja zeje e Kryerarit dhe Qevërisë Komunale të Dragashit” ka thënë Selim Kryeziu, Kryetari i LDK-së në Dragash.

Raporti u sqarua nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ahmet Bahtiqri, ku sipas tij anëtaret në Kuvend nuk po e kuptojnë siq duhet dhe po kritikojnë. Gjithçka në raport është sipas parametrave të parapara nga Ministritë përkatëse dhe se raporti është përpiluar me korrektësi maksimale.

Në këtë seancë nuk ishte Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili ndodhët jashtë shtetit. Dhe nga kjo mungesë u anulua pika e fundit e rendit të ditës, e cila pikë kishte të bënte diskutimin në mes të anëtarëve dhe Kryetarit, shkruan Opoja.net.

Mos i humb

Dragashi argëton diasporën me Festival folkloriko – burimor

Opoja.net

Është nënshkruar kontrata për zgjerimin e rrugës Zhur-Dragash-Zaplluxhe-Brod

Opoja.net

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

Opoja.net

Të mërkuren sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit, fatmirësisht pa të lënduar

Opoja.net

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Opoja.net

Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net