Miratohet buxheti komunal për vitin 2019

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në seancën e mbajtur më 26.09.2018, pas shqyrtimit paraprak nga delegatët e Kuvendit Komunal të Dragashit, unanimisht, u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore 2019-2021 dhe vendimin mbi Buxhetin për vitin 2019, i cili do të jetë 8.404.652 euro.

Në këtë buxhet përfshihen këto kategori buxhetore:
1. Pagat 4.568.960 euro
2. Mallra dhe shërbime 868.908 euro
4. Subvencione 50.000 euro
5. Investimet kapitale 2.786.784 euro

Pjesë përbërëse e Kornizës dhe Buxhetit është lista e 87 projekteve të investimeve kapitale për vitin 2019, të cilat do të jenë në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqënjes së qytetarëve për banorët e Komunës së Dragashit. Për këtë qëllim pritet mobilizimi i organeve kompetente komunale që projektet e parapara të investimeve kapitale të realizohen sipas parashikimeve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-