Opoja.net

Mjeku kosovar e jep vaksinën e parë anti-Covid në Berlin

Mjeku kosovar e jep vaksinën e parë anti-Covid në Berlin

Vaksinat kundër COVID-19 kanë filluar të merren edhe nga qytetarët e Berlinit, kryeqytetit të Gjermanisë.

Personat e parë që morën vaksinën në këtë qytet janë disa të moshuar në një shtëpi të pleqve në Steglitz të Berlinit, shkruan BZ-Berlin.de.

Doktori kosovar, Fatmir Dalladaku, ia ka dhënë vaksinën kundër COVID-19 gruas së parë në Berlin.

E moshuara ishte një 101 vjeçare e vendosur në shtëpinë e pleqve.

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në shtetet anëtare të fillojnë që qytetarëve të vet t’ia japin vaksinat kundër COVID-19.Vaksinat që janë duke u përdorur janë të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Në këtë link mund ta ndiqni live rënien e raketës kineze

Opoja.net

Kosova nga 22 marsi në listën e Zvicrës për karantinim

Opoja.net

Gjatë Ramazanit besimtarët mund të falin namazin e teravisë në Xhaminë e të Dërguarit në Medine

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net