Sot shtatë vite më parë kemi parë njërin nga momentet më emocionuese.
Kombëtarja e Shqipërisë luante në udhëtim te Serbia, shkruan FrontOnline.
Tensioni i lojës ishte i lartë. Qyteti i rrethuar nga forca të shumta policore. Gjendja ngjante me atë të luftës.
Rreth minutës së 42-të të atij takimi, ndodhi diçka e pa pritur. Një dron që barte një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe, me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS” fluturonte mbi qiellin e Beogradit.
Të gjithë ishin “ në flakë”. Disa nga emocionet e gëzimit e disa nga ato të inatit.
Situata eskaloi kur tifozët serb u futën në fushën e blertë dhe filluan të sulmojnë futbollistët kuq e zinj.
Kujtojmë përplasjen fizike të kapitenin legjendar Lorik Cana me tifozë, gjithashtu Bekim Balaj e Taulant Xhaka, pa humbur meritat e asnjërit lojtar që atë ditë ishte në fushë duke mbrojtur ngjyrat kuq e zi.
Takimi u ndërpre në ato momente dhe nuk vazhdoi më. Shqipëria fitoi 3:0 në tavolinë./FrontOnline
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.