Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Mos i qortoni njerëzit për mëkatet e tyre, por vajtoni për mëkatet tuaja!
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Artikuj

Mos i qortoni njerëzit për mëkatet e tyre, por vajtoni për mëkatet tuaja!

Kushtrim Guraj
Kushtrim Guraj 20 May, 2020
Ndaje
Mos i qortoni njerëzit për mëkatet e tyre, por vajtoni për mëkatet tuaja!
Ndaje

Transmetohet nga Ebu
Hurejre (r.a.) se ka thënë: „Ne u ulëm një herë me Pejgamberin (savs) dhe ai
pyeti: „Kush prej jush do t’i marrë këto këshilla (porosi) nga unë, dhe
pastaj të punojë sipas tyre ose ta mësojë dikë i cili do të punojë sipas tyre?’

Ebu Hurejre tha, unë
i thashë: Unë, o i Dërguari i Allahut!

Atëherë Pejgamberi
(savs) e zgjati dorën e tij, dhe unë e vura dorën time në dorën e tij, dhe
pastaj tha: “Ruaju nga ajo që është e ndaluar (haram), do të jesh
njeriu më i devotshëm, bëhu i kënaqur me atë që të ka dhënë Allahu, do të jesh
njeriu më i pasur, sillu bukur me fqinjin, do të jesh besimtar (mumin) i
vërtetë, dëshiro për tjetrin atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh
musliman, mos qesh shumë, sepse e qeshura e shumtë ta vdes zemrën.“
(Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Në porosinë e parë
të këtij hadithi, Pejgamberi (savs), na mëson se nuk është ibadet vetëm në
kryerjen e urdhëresës, por edhe në largimin nga ndalesa. Përmes kësaj
reflektohet devotshmëria e vërtetë, sepse rruga për xhenet është e shtruar me
vështirësi dhe sprova, kurse rruga për xhehenem është e shtruar me ëmbëlsira
dhe pasione të dynjasë.

Kur bëhet fjalë për kryerjen
e mëkateve dhe shkeljen e ndalesave të Allahut, ekzistojnë tre grupe njerëzish:

(1) Ata që nuk turpërohen
për të bërë mëkate as fshehurazi as publikisht;
(2) Ata që nuk bëjnë mëkate publikisht, por posa të vetmohen jepen pas mëkatit,
sikur e harrojnë Allahun; dhe
(3) Ata të cilët kanë turp të kryejnë mëkate si fshehtas ashtu edhe publikisht,
dhe ai turpi është rezultat i besimit dhe devotshmërisë së vërtetë.

Për grupin e dytë të
njerëzve, për ata që nuk bëjnë mëkate publikisht, por posa të vetmohen i shkelin
ndalimet e Allahut, Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Në Ditën e Gjykimit
do të vijnë njerëz që do të kenë vepra të mira si kodra e Tihames, por që
Allahu do t’i shndërrojë në pluhur.

Sahabët atëherë thanë:
“Na i përshkruaj ata, o i Dërguari i Allahut?

Pejgamberi (savs),
tha: “Ata janë vëllezërit tuaj, të cilët natën e kalojnë në ibadet sikurse
edheje, por kur të vetmohen, atëherë ata i shkelin kufijtë e Allahut dhe i
përdhosin ndalesat.”
(Ibn Maxhe)

Besimtarët e vërtetë
janë ata që i frikësohen Allahut në fshehtësi sikurse në publik, siç thuhet në Kuran:
“Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh
askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh!
(el-Mulk, 12)

Ndonjëherë besimtari
sprovohet për të bërë mëkat në fshehtësi, mirëpo, për shkak të shumë veprave të
mira që bën dhe që ka bërë, Allahu e mëshiron dhe ato vepra të mira lënë gjurmë
pozitive në zemrën e tij, andaj ai largohet nga mëkati, siç theksohet në tregimin
e Jusufit (a.s.): “Dhe ajo, (gruaja) në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi
ta nxisë atë në mëkat, i mbylli të gjitha dyert dh tha: “Jam e gatshme për ty!”
E, ai tha: “Allahu më ruajtë! Me të vërtetë, Ai – Zoti im më ka bërë të mirë
strehimin; e me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë kurrë.”
(Jusuf, 23)

Në rastin e Jusufit
(a.s.), çdo gjë ishte e përgatitur për mëkat, mirëpo, siç ka thënë Ibnul-Xhevzij,
në komentin e këtij ajeti: “Këtu ka ardhur në shprehje robërimi i vërtetë
i Allahut. Jusufi (a.s.) i rezistoi sulmit të pasionit, sepse ai me të vërtetë
kishte frikë nga Allahu.”

Pra, kjo është
devotshmëri e vërtetë, dhe jo falja e namazit vetëm formalisht, kurse pastaj
shkon dhe merr kredi me kamatë, ose shkon në rrugën e prostitucionit dhe shthurjes,
ose shpif dhe përgojon muslimanët, ose gënjen, ose tradhton emanetin e besuar, ose
jep dhe merr ryshfete, etj.

Çfarë është dobia e
namazit nëse ai nuk na i pastron zemrat tona dhe nuk e përmirëson moralin tonë,
nëse në sjelljen tonë nuk ka ndonjë ndryshim midis nesh dhe atyre që nuk falen
fare.

Imam Tirmidhiu
në Sunetin e tij, ka regjistruar një transmetim për sahabiun e quajtur Mersed
ibn Mersed el-Ganevi
, i cili ishte fizikisht shumë i fuqishëm, i cili, pasi
muslimanët kishin bërë hixhret, kishte ardhur në Mekë natën dhe i kishte liruar
sahabët e robëruar duke i bartur ata në shpinë, derisa dilte nga Meka, kurse
pastaj i zgjidhte dhe i çonte në Medinë.

Një natë, derisa po
kalonte pranë një muri, duke e bartur një musliman në shpinë, atë e vërejti një
vajzë e quajtur Anak, e cila ishte prostitutë, me të cilën ai kishte lidhje
para Islamit.

Ajo e pyeti: A je
ti Mersed ibn Mersedi
? – Po, u përgjigj ai.

Pastaj ajo tha: Eja,
kaloje natën me mua!

Mersedi u përgjigj: Anak,
nuk mund ta bëj këtë. Allahu e ka ndaluar kurvërinë, unë jam musliman.

Kur Anaku pa se ai
nuk po pranon, ajo bërtit: O njerëz, ky njeriu ua mori juve një të burgosur!

Mushrikët dolën nga
shtëpitë e tyre, ku 8 prej tyre e ndoqën Mersedin, mirëpo ai arriti të fshihej.
Kur situata u qetësua, ai u kthye përsëri tek sahabiu të cilin e kishte bartë
deri aty, dhe e çoi në Medinë.

Pas kësaj, ai shkoi
te Pejgamberi (savs) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, më marto ose më
kurorëzo mua me Anakun?

Pejgamberi (savs)
nuk i tha asgjë, derisa ju shpall ky ajet: “Laviri mund të martohet vetëm me
laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë për grua vetëm laviri apo
idhujtari, e kjo (kurvëria – martesa me laviret), është e ndaluar për
besimtarët.”
(en-Nur, 3.) Pas kësaj, Mersedi e
harroi Anakun dhe çdo mendim për martesë me të.”

Ja, kjo është
devotshmëri e vërtetë dhe njerëzit e tillë janë më të devotshmit, dhe
veçanërisht, kush ruhet nga harami në kohën tonë, e cila është në shenjë të
intrigave të llojllojshme dhe imoralitetit.

Pejgamberi (savs),
ka thënë: “Do të vijë një kohë kur ai që i përmbahet fesë, do të jetë si
ai që e mban gacën në pëllëmbën e dorës së tij. Ai që atëherë i përmbahet fesë,
do të ketë shpërblim sa 50 prej jush.”
(Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

173

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Kushtrim Guraj 20 May, 2020
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje
Opoja

Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje

16 August, 2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë

15 August, 2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Opoja

Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

15 August, 2022
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Sport
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Kosova
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
Kosova
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
Kosova

Ju gjithashtu mund të lexoni

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare
Artikuj

E pranoi Islamin në moshën 7 vjeçare

6 Min. Leximi
Besim, dashuri, dëshmi
Artikuj

Besim, dashuri, dëshmi

10 Min. Leximi
Fëmijët kuptojnë
Artikuj

Fëmijët kuptojnë

7 Min. Leximi
A është puna farz?
Artikuj

A është puna farz?

4 Min. Leximi

Blogu i ditës

Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?