Lukmani i urtë e ka këshilluar
djalin e tij: “O biri im, mos qesh pa ndonjë nevojë, mos ec nëpër tokë pa
qëllim, mos pyet për atë që nuk të përket, mos e shkatërro pasurinë tënde për
ta përparuar pasurinë e dikujt tjetër. Pasuria jote është ajo që ke përgatitur
për Ahiret, kurse pasuria e tjetërkujt është ajo që e lë pas vdekjes tënde.”
Pejgamberi (savs),
në hadithin e tij nuk ka thënë: mos qesh, por mos qesh shumë.
Në Islam qeshja lejohet. Islami është fe e gëzimit, e lumturisë dhe e
optimizmit, ajo është e kundërta e ankimit, bërtitmës, keqdashjes, pesimizmit
dhe dëshpërimit.
Transmetohet nga
Xhabiri (r.a.), se ka thënë: “Ne u ulëm në xhaminë e Pejgamberit (savs)
pas namazit të sabahut, i kujtuam zakonet tona dhe ato që kishim bërë në xhahilijet,
dhe pastaj u qeshëm për to. Një mëngjes, Omeri (r.a.), foli për xhahilijetin e
tij, duke thënë: “Në xhahilijet unë doja të blija një idhull që ta marrë me
vete në udhëtim, që të ishte gjithmonë me mua, në mënyrë që të mund t’i
lutesha. Mirëpo, nuk kisha para për të. Atëherë mora hurma, ua nxora bërthamat,
pastaj i shtypa dhe bëra një përzierje, pastaj prej tyre e bëra një idhull, i
cili kishte kokën, krahët dhe këmbët. Unë qëndroja para tij dhe lutesha: ‘Na
jep shi, na jep bereqet në tregti, na i shëro të sëmurët tonë!’ Mirëpo, një
herë në udhëtim, unë isha i uritur dhe nuk kisha asgjë tjetër përveç atij
idhulli dhe e hëngra atë!” Ne të gjithë u qeshem me tregimin e Omerit, kurse
pastaj edhe Pejgamberi (savs), i cili deri atëherë bënte dhikër, u kthye kah ne
dhe qeshi.”
Transmetohet se
Musai (a.s.), i kishte kërkuar Hidrit që t’ia jepte ndonjë mesazh, dhe Hidri i
kishte thënë: “Unë po të këshilloj që të jesh i buzëqeshur dhe jo i zemëruar,
të jesh i dobishëm dhe jo i dëmshëm, që ta braktisësh grindjen në çdo situatë. Mos
ec nëpër tokë pa qëllim, mos u qesh pa nevojë, mos i qorto njerëzit për mëkatet
e tyre, por vajto për mëkatet e tua.”
Abdusamed Nasuf
Bušatlić;
Përkthim:
Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.